Qumështor Kosove
Përbërësit:
- 10 vezë
- 15 lugë sheqer
- 1 litër qumësht
Përgatitja:
Rrahim vezët, shtojmë sheqerin gradualisht. Qumështin e kemi lënë të vaket në zjarr. Shtojmë më pas qumështin dhe vazhdojmë përzierjen duke e rrahur. Masën e qumështorit e hedhim në një tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200 gradë. Ulim temperaturën e furrës në 150 gradë Celsius dhe e lëmë qumështorin të piqet për 40 minuta.