Qumështori çam nga zonja Albana

12 Dhjetor 2023, 11:34

Qumështori Çam

Përbërësit:

  • 1.5 litër qumësht
  • 200 gr sheqer
  • 2 lgj miell
  • 2 lgj niseshte
  • 6 kokrra vezë
  • 1 e verdhe veze
  • Vanilje

Për dy petët:

  • 1 gotë miell
  • 1 lgj kos
  • 1 lgj uthull
  • Pak kripë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin për realizimin e 2 petëve. Miellin e përziejmë me kosin, uthullën, kripën dhe gjalpin. E punojmë dhe shtojmë aq ujë sa duhet. E lemë të pushojë. Ndërkohë në një tas rrahim vezët me sheqerin. Qumështin e kemi zjerë pak. Në një tas tjetër kemi bashkuar miellin me niseshten e holluar me pak qumësht. Këtë masë e bashkojmë me vezët, shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e lëmë kremin të mpikset. Petën e parë e bëjmë të madhe që të dalë jashtë buzëve të tepsisë dhe tjetrën më të vogël. Vendosim kremin e qumështorit mbi petën e shtruar në tavë, mbledhim anësoret rreth kremit. Me një të verdhë veze me pak qumësht lyejmë sipërfaqen dhe e vendosim qumështorin të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius aq kohë sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë.