Rama: Brenda mandatit të katërt industri prodhuese ushtarake në Shqipëri, për dronë dhe armatime! Lista e Vlorës për 11 majin? Gjithpërfshirëse, edhe të djathtë

20 Mars 2025, 10:08 | Përditesimi: 20 Mars 2025, 10:08

Një tjetër komentues i vuri në dukje listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Vlorës, të cilin kryeministri i tha se në vend që të zgjidhte bufin e kënetës, duhet të votonte PS-në për të ardhmen europiane dhe listën gjithpërfshirëse.

“A e di që edhe në Vlorë ke një kryetar një buf kënete. Lista jonë në Vlorë është gjithpërfshirëse, kryetari i partisë është një djal i mirë dhe i talentuar. Ka të majtë në breza, ke dhe nga ata që vijnë nga e djathta, se edhe ata janë vlonjatë, patjetër do ketë hapësirë nëse vijnë e trokasin, sepse duan të jenë me ne. Edhe në skuadër futbollit ka lojtarë që vijnë nga skuadra të tjera. Bota kështu është, bota shqiptare është e hapur për Shqipërinë, për të dhënë kontribut. Kështu që Gjergj Aranit Komeni ti duhet të votosh PS-në, zgjidh 5-ën, vëre kryqin aty Edi Rama”, u shpreh kryeministri.

r.k./Shqiptarja.com