Rama: Bufi dhe kukumjaçkat e tij vranë më shumë se një herë, s’kërkuan as ndjesë e as u penduan! Tani do shkrijnë SPAK! Demokratët të ‘mbyllin hundët’ e të votojnë PS

23 Prill 2025, 21:04 | Përditesimi: 23 Prill 2025, 21:04

Duke iu kthyer çështjes së reformës në drejtësi, Rama përsëriti se ishte vendosmëria e tij dhe PS-së që e realizoi duke ia dhënë shpatën SPAK-ut dhe Altin Dumanit.

Kryesocialisti i tha grave dhe vajzave socialiste se PD dhe Berisha po kërkojnë ta zhbëjnë reformën në drejtësi.

Madje kujtoi se kur Berisha ishte në pushtet u vranë njerëz jo një herë, por disa herë, madje më 21 janar u vranë poshtë dritares së tij, teksa bënte sehir dhe pengonte drejtësinë.

r.k./Shqiptarja.com