Rama: Dash Sula i shkretë ndërtoi partinë ditën, këta ia prishën e vodhën natën! S’dihet kush do i hajë ato kokrra gruri, se gjeli ngeli pa parti! Shpatën Dumanit ia dhamë ne, peshoren s’e ka akoma

19 Mars, 10:25

Kryeministri Edi Rama theksoi se PS dhe qeveria ia dhanë shpatën drejtësisë së re dhe Altin Dumanit.

Ai e mori në mbrojtje kreun e SPAK nga ‘lumi’ i akuzave dhe fyerjeve, por nënvizoi se Dumani aty ishte edhe dje me gjyqtarët, por nuk e bënte adot atë që po bën sot për shkak se nuk kishte shpatën e zonjës së drejtësisë. Tani këtë shpatë ia ka dhënë PS, por drejtësia sipas kryeministrit ende nuk i ka sytë e mbyllura për barazi ligjore dhe as peshoren për ekuilibër.

Dhe vuri krahasimin me krahun tjetër politik, PD-në, që sipas tij po deklaron shkrirjen e SPAK-ut më 12 maj dhe çlirimin e TikTok-ut. Dhe në këtë pikë, kreu i qeverisë nuk mungoi ironinë dhe batutat ndaj Sali Berishës dhe PD-së, duke marrë për referencë përjashtimin nga listat e kandidatëve të një figure historike të demokratëve si Dashnor Sula.