Rama: Duke zgjedhur BE-në thahet edhe këneta, por duke zgjedhur kënetën pengojmë mundësinë dhe misionin historik! Të mos e humbim ëndrrën shekullore

28 Mars, 16:57

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nga Elbasani për një votë bindëse në favor të PS-së dhe mazhorancës, pasi një rezultat i lëkundur mund të bënte që vendi të humbiste trenin dhe shansin historik për në BE.

Ai tha se duke zgjedhur votën për mazhorncën, zgjidhet BE-ja dhe kështu thahet edhe këneta.

“Kjo është në fakt e gjitha, një kënetë moçalore. Duke zgjedhur BE-në zgjedhim që të thahet këneta, por duke zgjedhur kënetën, pengojmë një mision historik, një ëndrre shekullore, mbajmë edhe kënetën në jetë”, tha kryeministri.

Ai apeloi që ky shans të mos humbej për të disatën herë dhe qëllimi ishte mbyllja e negociatave brenda 2027, që e çon edhe vendin te dhoma e brendshme e BE-së.

“Të mos e humbim këtë takim me historinë, këto të tjerat janë të rëndësishme, por nuk janë historike. Qëllim është mbyllja e negociatave brenda 2027, ky është synimi. Të tjerët mund të thonë çfarë të duan, sepse nu ka nevojë fare të pyesësh BE-në, sepse BE thotë se anëtarësimi bëhet mbi bazë merite”, u shpreh kryeministri.