Rama: Krijojmë Regjistër Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit! Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s'do mund të marrin leje

3 Tetor, 12:30 | Përditesimi: 3 Tetor, 12:30

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë, është krijimi i listës së zezë, ku do të përfshihen të gjithë ata që shkelin ligjin për ndërtimet nga administratorët, ortakët, pronarët përfitues e deri te arkitektët. Shkelësit nuk do të mund të marrin leje ndërtimi për 5 vite, ndërsa edhe arkitektët që përfshihen në process paligjshmërie, do t’u hiqet licenca për 5 vite.

 

I.M/Shqiptarja.com