Rama me gratë në Vlorë: Sa më shumë na qepen, ne i shqepim në kutinë e votimit

27 Prill, 19:33

Kreu i PS-së Edi Rama gjatë takimit pasditen e sotme me gratë dhe vajzat në Vlorë u ndal te arritjet e Partisë Socialiste dhe qeverisë së tij. Ai ironizoi kritikët që sipas tij jetojnë në “moçalet e televizorëve” dhe tha se ata që fajësojnë popullin janë “çyrykë”.