Rama me sipërmarrësit e rinj në Sarandë: Investoni! Me hyrjen në BE, vlera e pronës rritet dyfish menjëherë

24 Mars, 11:44

Kryeministri Edi Rama tha se me hyrjen në BE, vlera e pronave do të rritet dyfish. Kreu i qeverisë iu kërkoi sipërmarrësve të rinj që të investojnë, pasi siç u shpreh ai, me hyrjen në union, interesi i të huajve do të jetë më i shtuar në Sarandë, dhe se do të duket si një ‘qytet’ i ri që i shtohet vendit.