Rama nga Burreli: Më 11 Maj do të përcaktoni se ku do të jetë vendi në 30 vitet e ardhshme! Të tjerët e kanë partinë për sherr, ne për punë

17 Prill 2025, 14:06 | Përditesimi: 17 Prill 2025, 14:06

Nga Burreli ku zhvilloi një takim me qytetarët, kryesocialisti Edi Rama tha se më 11 Maj do të përcaktohet fati i Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme. Ai tha se nëse nuk votojnë për PS, mund të kthehemi vite pas. Nuk kurseu as ironinë për Sali Berishën teksa tha se është e pakonceptueshme të dërgohet ‘bufi i kënetës’ për negociatat.

 

I.M/Shqiptarja.com