Kryetari i PS Edi Rama, gjatë takimit me sipërmarrësit e vegjël në Shkodër, se synojnë që të sjellin edhe industrinë ushtarake në zonë. Rama theksoi gjithashtu se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa. Ai u shpreh se janë rreth 700 milionë euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit.
“Sot vlera e pronës në Shkodër është më e lartë sesa ditën kur Beneti u bë kryetar bashkie po kjo lidhet me këto ndërhyrje dhe me perspektivën dhe sensin e të nesërmes ku ti nuk jeton mes plehrave, në zymtinë e përgjithshme siç ishte Shkodra dhe kur sheh gjëra që marrin jetë e ndryshojnë. Dhe tjetra që është interesante është rritja e volumit të kërkesave për ndërtim në Shkodër. Ishte një periudhë që ndërtimi në Shkodër ‘mbaroi’. Sot ne kemi edhe në Këshillin Kombëtar kërkesa për ndërtim, që do të thotë se tregu ka filluar të lëvizë pa llogaritur Velipojën. Flas për qytetin. Në Velipojë janë një sërë kërkesash shumë ambicioze për të kaluar në një nivel tjetër të turizmit me 5 yje.



















