Rama replikon me një burrë nga salla në Skrapar: Ku i bën dot ti dy binjakë? Ja gratë s'flasin, por të nxjerrin dy binjakë

23 Prill 2025, 17:49 | Përditesimi: 23 Prill 2025, 17:49

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka folur ditën e sotme në Skrapar lidhur me fushatën elektorale. Rama ka bërë batuta në fund të takimit duke replikuar me një burrë nga salla, i cili dëgjohet tek i thotë kryesocialistit ‘i kemi të sigurta dy depuete në Skrapar’.

Më pas Rama i ka thënë me humor, se ‘e sigurt është kur të dali kutia e votimit’. Më tej kreu i PS-së ka vijuar duke i thënë të pranishmëve ‘e shikon burri, që thotë mos e vrit mendjen, kurse gratë nuk flasin’.

'Skrapari me dy deputetë do ishte kryevepër. Prandaj jepini forca, mblidhini të gjitha forcat. Edhe sidomos gratë dhe vajzat këtu. E sigurt me dy kur te dali kutia e votimit. E shikon burri. Burri thotë mos e vrit mendjen, gratë nuk flasin por ama bëjnë punën. Burri thotë mos ki merak, dy binjak i ke. Ku i bën dot ti dy binjak? Ti s'bën dot fëmijë mor lumadh, gratë s’flasin por të nxjerrin dy binjakë. '-tha Rama 

r.k./Shqiptarja.com