Rama: Sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj për banesat dhe bizneset

4 Tetor, 11:13 | Përditesimi: 4 Tetor, 11:13

Zjarret që lamë pas shkaktuan dëme të mëdha në banesa dhe në bujqësi e blegtori.

Për këtë arsye, do të sanksionohet me ligj sigurimi i banesave por dhe bizneseve për mbrojtjen nga fatkeqësisht natyrore.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për transformimin e mbrojtjes civile.

“Të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e  re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, gjë që do ta sanksionojmë edhe në ligj. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk e ka një ligj të tillë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet, njësitë e biznesit që duhet të sigurohen”, u shpreh kryeministri.

r.k./Shqiptarja.com