Rama: Thajeni kënetën duke votuar PS-në! Ironizon Bashën e Berishën: Ata mund të na mundin vetëm me Inteligjencë Artificiale, as me ‘bufin’ dhe as me atë që ulëret ‘O Rameee...’

25 Mars, 19:00

Kryeministri dhe kreu i mazhorancës, Edi Rama, kërkoi votën e qytetarëve shqiptarë majtas dhe djathtas, edhe për të reformuar politikën dhe partitë, sidomos atë që ai e quajti “tharjen e kënetës”, duke iu referuar ‘bufit” të PD-së, duke ironizuar Sali Berishën.

“Kjo është për qytetarët që në 25 vjet u mësuan me kënetën, nuk thahet ajo kënetë, nuk vijnë kurrë në pushtet, shihni listën e opozitës, ajo është istikam për opozitën. Fiks që në datën 12 të dalin e të thonë “u vodhën, u vodhën”, për atë është bërë. ndaj kjo është një mundësi e artë, që të mos i bien hasha amanetit kombëtar që të bëhemi edhe ne europian. Por edhe nëse ikin nga këneta, e thajnë atë. PS-në ata mund ta mundin vetëm me inteligjencë artificiale, edhe Parlamentin me inteligjencë artificiale, se me deputetë realë nuk kanë mundësi, çfarë t’i thuash. Thonë pse tallesh me Lulin, si ta bësh këtë, ça t’i bësh, zoti Basha ne kemi dy platforma të ndryshme, “O Rame...”, jo se kur kundërshtari thërret duket sikur të kërkon ndihmë, ka hall, e ka marrë malli, sikur do të shkojë në banjë, kjo nuk është tallje, kjo është thirrje. Dhe Luli është më i miri i tyre, Lulin s’e kapin dot ata, më 2021 s’e kapin dot ata, jo kjo duhet thënë, s’e arrijnë dot rezultatin e Lulit më 2021 ata. Por ne jemi një forcë që i çon gjërat para si askush tjetër”, tha kryeministri.