Reagon për ‘Pa Gjurmë’ i moshuari që u dashurua dhe rrëmbeu 15-vjecaren: Vajza është me mua dhe më lini të qetë

22 Shtator 2020, 17:51

Pa kaluar 24 orë nga historia tronditëse, që Violeta Dobruna, rrëfeu në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’, në Report TV se ish-bashkëjetuesi i saj 60-vjecar u dashurua me të bijën, e më pas u zhdukën të dy, reagon Istref Avdiu, personi i akuzuar. Gjatë një lidhje telefonike live në studio, këtë hënë, ai e mohoi që vajza ishte me të, por pak orë pas transmetimit ai pati një tjetër komunikim me redaksinë e ’Pa Gjurmë’, ndërsa e pranoi se vajzën e kishte strehuar për ta larguar nga nëna e saj. Ja cfarë tha ish-partneri i Violetës, Istrefi për ‘Pa Gjurmë’, lidhur me akuzat e ngritura në studio nga nëna e 15-vjecares. Kjo e fundit u largua në fund të korrikut të këtij viti dhe ka 3 muaj pa u takuar me të ëmën.

Ja biseda e plotë me ish-bashkëjetuesin e akuzuar Istref Avdiu:

Odeta Dume: A ndodhet vajza me ju ?

Istref Avdiu: Vajza ndodhet me mu zonjushë. A e keni pyetur në numrin personal vajzën, se pse vajza është larguar prej saj ?

Odeta Dume: Po ju keni keni nisur një raport intim me vajzën ?

Istref Avdiu: Se di a jeni tu m’kuptu ?

Odeta Dume: Unë kam folur me nënën dhe ajo më ka treguar se ju keni nisur një raport intim me vajzën e saj

Istref Avdiu: Ku e din ajo. Me cfarë e verifikon , se kemi ne një marrëdhënie dashurie ?

Odeta Dume: Po cfarë ju shtyn juve të strehoni një 15-vjeçare?