Reçel menteje nga zonja Albana

1 Maj, 11:43 | Përditesimi: 1 Maj, 11:43

Reçel menteje

Përbërësit:

  • 3 tufa mente të freskët
  • 3 gota sheqer
  • 2 gota e gjysmë ujë
  • Lëngu i gjysmës së limonit

Përgatitja:

Lajini mirë gjethet e mentës dhe kalojini në blender derisa të bëhen pure e lëmuar. Zieni ujin me sheqerin. Shtoni purenë e mentës në sherbet. Ziejeni derisa të marrë trashësinë e reçelit. Në fund shtoni lëngun e limonit dhe ziejeni edhe pak minuta.

MC/Shqiptarja.com