Receta e dytë: Kallamarë dhe karkaleca me salcë domate
Përbërësit:
2 lgj vaj ulliri
1 qepë e vogël
1 thelb hudhër
½ spec pikant i freskët
600 gr kallamarë+karkaleca
70 ml verë të bardhë
150 ml pure domate
50 ml ujë
1 lç uthull
Majdanoz
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Vendosim tiganin me vaj të ngohtë. Më pas shtojmë hudhrën të pa prerë dhe specin djegës dhe i lemë për 2 minuta në tigan duke shtuar më pas kallamarët të prera në unaza. I kaurdisim së bashku me hudhrën dhe specin për 5 minuta dhe më pas shtojmë qepën e grirë imët. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për 3-4 minuta të tjera. Më pas i shuajmë kallamarët me pak verë të bardhë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë menjëherë salcën e domates dhe 50 ml ujë. Shtojmë 1 lugë të vogël uthull dhe i lemë kallamarët të ziejnë për 15 minuta. Në fund shtojmë karkalecat dhe i lemë për 3-5 minuta sa të zverdhen. E spërkasim gatimin me majdanoz dhe e servirim duke e spërkatur me pak vaj ulliri.