Receta e ditës - Byrek pa peta me perime e djathë dhe supë me thjerrëza të kuqe e spinaq / Pjesa e dytë

23 Mars 2020, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2020-03-23 12:29:08

Supë me thjerrëza të kuqe dhe spinaq

Përbërësit: 1 gotë thjerrëza

1 qepë mesatare

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 degë selino

2 karrota

3 thelpinj hudhra

1 lugë çaji kumin

1 lugë kafe trumzë (të thatë)

1 litër lëng pule + ujë

1 filxhan çaji pure domate

2 gjethe dafinë

1 lugë çaji piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

200 gr spinaq

 4 lugë gjelle salcë kosi

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë thjerrëzat me ujë të bollshëm. Qepën e grijmë hollë dhe e vendosim në një tenxhere me vaj ulliri. Pasi të jetë zbutur pak, shtojmë selinonë të grirë hollë.

Kaurdisim së bashku qepën me selinonë duke shtuar karrotën të prerë hollë, 3 thelpinj hudhra, vazhdojmë përziejmë duke shtuar një lugë gjelle kumin, trumzë, thjerrëzat, i përziejmë duke shtuar lëngun e pulës me ujë sa të mbulojë thjerrëzat dhe shtojmë purenë e domates dhe dafinën.

Shtojmë piper të kuq, të zi dhe kripë. Më pas heqim gjethen e dafinës dhe e kalojmë supën në blender. Presim spinaqin dhe e hedhim po ashtu në blender duke e përzierë për 2 minuta.

E servirim duke shtuar 1 lugë gjelle kos, vaj ulliri shoqëruar me një fetë buke të thekur.