Receta e ditës - Ëmbëlsirë krokante me kungull dimri dhe fërgesë me domate të thata e vezë / Pjesa e dytë

8 Nëntor 2018, 16:04

Receta e dytë: Fërgesë me domate të thata e vezë

Përbërësit:

1 kokërr qepë

3 thelpinj hudhër

150 gr domate të thata

4 kokrra vezë

1 lugë kafe miell

4 lugë gjelle vaj ulliri

Majdanoz

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht presim domatet në fije dhe i vendosim ato në ujë për 20 minuta. Vendosim në zjarr një tigan me vaj ulliri. Shtojmë në të qepën e grirë  në fije , e kaurdisim deri sa të zverdhet pak dhe shtojmë hudhrat e prera imët.

Më pas shtojmë domatet e thata të prera në fije dhe të zbutura për 20-30 minuta në ujë të vakët. I kaurdisim për 5 min dhe shtojmë ujin deri sa të mbulohen dimatet. Shtojmë gjithashtu kripë dhe 1 majë luge sheqer.

Në një tas rrahim 4 kokrra vezë me 1 lugë kafe miell dhe i shtojmë tek vezët. E trazojmë mirë dhe ndrkohë shtojmë edhe 1 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë.

Shtojmë vezën tek fërgesa me domate, e lëmë atë të mpikset dhe e shërbejmë.