Receta e ditës - Fileto pule me kerri e perime dhe pite e shpejtë në tigan me qepë e erëza / Pjesa e dytë

17 Prill 2019, 13:20

Receta e dytë: Pite e shpejtë në tigan me qepë dhe erëza

Përbërësit:

1 vezë

1 gotë qumësht

1 gotë miell

1 lk pluhur pjekës

150 gr djath kaçkavall i butë

2-3 qepë të njoma

2 lgj erëza (kopër, majdanoz)

Kripë dhe pak vaj

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezën me kripë, qumësht, miell, pluhur pjekës, djath e kaçkavall të grirë në rende. Shtojmë qepët e prera në unaza të holla dhe erzat dhe i trazojmë mirë duke e lënë brumin të pushojë së paku për 15 minuta.

Ngrohim tiganin, shtojmë pak vaj që të ngrohet dhe shtojmë në të brumin. E nivelojmë mirë në tigan dhe i vendosim kapakun.

E kthejmë me ndihmën e një kapaku ose pjate. E mbulojmë përsëri me kapak dhe e lëmë për 5 minuta e kur të jetë pjekur dhe poshtë e shërbejmë duke e ndarë në porcione.