Receta e ditës - Fileto pule me salcë Strogonoff dhe Pite të mbushura / Pjesa e dytë

31 Janar 2020, 14:07

Pite të mbushura

Përbërësit:

500 gr miell

1/4 lugë kafe sodë buke

1 vezë

Kripë

230 ml ujë të vakët

200 gr djathë

200 gr sallam ose salçiçe

 2 speca me ngjyrë

1 domate

1/2 lugë kafe rigon

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin, pak sodë buke, kripë, I përziejmë së bashku dhe hapim një gropë në mes dhe shtojmë aty 230 ml ujë të vakët, vezë, punojmë brumin mirë dhe e lëmë mënjëanë të pushojë. Më pas e presim në kuleçë të vegjël dhe e lëmë sërish të pushojë.

Në një tas vendosim specat në kubikë të vegjël, domaten të prerë në kubikë, dhe sallamin të prerë në kubikë dhe I përziejmë të gjitha në një tas ku shtojmë edhe djathin.

Hapim kulaçët në një rreze 20-25 cm. Vendosim 1 lugë gjelle mbushje, bashkojmë pjesët anësore duke I fiksuar ato me anë të një piruni. Pitet mund të skuqen, por edhe piqen në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20 minuta.