Receta e dytë: Karkaleca me domate dhe djath
Përbërësit:
350 gr karkaleca
1 qepë
Pak spec pikant
2-3 thelpinj hudhër
1/2 gotë uzo
400 gr domate në kuti
1 lk sheqer
4 gjethe borzilok
150 gr djath i bardhë
Majdanoz
Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim tiganin me pak vaj dhe skuqim karkalecat deri sa të ndryshojnë ngjyrë. I spërkatim me pak kripë dhe për 3-4 minuta i largojmë nga tigani. Në po atë yndyrë mund të shtojmë dhe 1 lugë gjellë vaj. Kaurdisim fillimisht hudhër, pak spec pikant dhe qepën deri sa të zbutet. Shuajmë qepën me uzo dhe lëmë alkoolin të avullojë. Shtojmë domaten, 1 lugë kafe sheqer, kripë, pak borzilok dhe e lëmë domaten të ziejë duke shtuar edhe pak ujë.
Shtojmë karkalecat dhe në minutën e fundit thërrmojmë djath të bardhë dhe e vendosim tiganin në furrë për 10 minuta. Para se ta servirim e spërkatim me majdanoz të freskët.