Makarona me mish të grirë dhe kërpudha
Përbërësit:
1 qepë
300 gr mish i grirë
1 spec i kuq
100 gr kërpudha (8 kërpudha të vogla )
250 gr makarona të holla
500 gr pure domate
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
1 lugë gjelle majdanoz i grirë
Përgatitja:
Vendosim vajin në tigan, shtojmë qepën të grirë hollë, e kaurdisim atë për 2 minuta. Shtojmë mishin e grirë dhe i kaurdisim së bashku për 5 minuta.
Presim specin në shirita të hollë për 2-3 cm dhe e shtojmë në tigan, shtojmë edhe kërpudhat të prera po ashtu në feta dhe vazhdojmë përziejmë së bashku.
Mbi përzierjen në tigan shtojmë makaronat, hedhim mbi të purenë e domates, vendosim kapakun dhe e lëmë për 5 minuta të vlojë. Shtojmë kripë dhe piper të zi, i trazojmë dhe i lëmë të ziejë dhe për 5 minuta të tjera dhe janë gati për servirje.