Lulelakër me brokoli në furrë

6 Prill 2020, 15:49 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 15:36:05

Lulelakër me brokoli në furrë

Përbërësit:

1.2 kg lulelakër plus brokoli

150 gr djathë emental (me feta të holla)

3 lugë gjelle parmixhan i grirë

Beshamel:

60 gr gjalp

60 gr miell

60 ml qumësht

Arrëmoskat

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim lulelakrën në avull për 15 minuta ose në zierje për 5-6 minuta të ndara në lule të mëdha.

Brokolin 3 minuta më pak. Në një tenxhere grijmë gjalp, miell, i përziejmë derisa mielli të zbardhet. Shtojmë gradualisht qumështin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht derisa të na formohet salca beshamel jo shumë e trashë. Shtojmë kripë, piper dhe arrëmoskat.

Në një tepsi fillimisht spërkasim 2-3 lugë beshamel. Vendosim lulelakrën dhe brokolin të alternuar. .

E spërkatim me pak kripë. E mbulojmë me feta djathi emental e më pas me beshamel. E spërkatim me parmixhan dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 15 minuta.