Receta e ditës - Lulelakër në furrë dhe ëmbëlsirë me tre përbërës / Pjesa e dytë

8 Tetor 2019, 13:50

Ëmbëlsirë me 3 përbërës

Përbërësit:

1 petë sfoljatë

450 ml krem pane

200 g qumësht i kondensuar

Përgatitja:

Fillimisht presim petën sfoljetë në shirita me gjerësi 1.5cm. Vendosim shiritat në një tepsi ku kemi futur letër pjekje dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius për 12 minuta. Më pas i nxjerrim dhe i ftohim.

Në një tas rrahim penën derisa të fillojë të ngurtësohet dhe shtojmë qumështin e kondensuar dhe e trazojmë përsëri.

Në një tepsi me gjatësi 30 cm, gjerësi 10 cm dhe lartësi 8 cm, shtrojmë celefon në të gjithë sipërfaqen. Vendosim fillimisht si bazë 3 lugë gjelle krem vendosim sërish shirita me sfoljetë dhe përsëri I mbulojmë me krem. Vendosim tepsinë në frigorifer për 8 orë. Nxjerrim ëmbëlsirën e kthejmë dhe largojmë celefonin. Me kremin që ka mbetur mbulojmë nga të gjitha anët ëmbëlsirën. Thërmojmë me dorë petat e mbetura dhe pudrosim ëmbëlsirën me copëzat e mbetura nga të gjitha anët.