Receta e ditës - Makarona me pulë e limon dhe spinaq me patate e vezë / Pjesa e parë

2 Mars, 15:25

Makarona me pulë dhe limon

Përbërësit:

500 gr fileto pule

Kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë e vogël

2 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë çaji lëkurë limoni

100 ml lëng pule

200 ml krem pana

3 lugë gjelle parmixhan i grirë

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

320 gr makarona (pene)

djathë mozzarella

Përgatitja:

Vendosim 2 lugë gjelle vaj në tigan dhe sa të ngrohet shtojmë fileton e pulës të prerë në shirita. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Kaurdisim mishin derisa të zverdhet. Largojmë mishin nga tigani.

Shtojmë në tigan dhe 1 lugë gjelle vaj, shtojmë qepën të grirë shumë imët, e kaurdisim derisa të zbutet dhe e shuajmë me 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë kafe lëkurë limoni, 1 filxhan kafe lëng pule, panën dhe e lëmë të valojë duke shtuar 3 lugë gjelle parmixhan të grirë dhe kripë e piper të zi, majdanozin e grirë hollë dhe mishin e pulës të skuqur. I përziejmë mirë të gjitha.

Shtojmë makaronat gjysmë të ziera, i shtrojmë në një tavë dhe mbi makarona hedhim mozzarellën e copëtuar dhe pak parmixhan. E vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 15 minuta.

Në fund shtojmë sërish pak majdanoz dhe e servirim.

Programe të tjera

Shiko të gjitha