Ëmbëlsirë në gotë me biskotë, krem dhe çokollatë
Përbërësit:
3 lugë gjelle nescafe në 130 ml ujë
500 ml qumësht
1 fetë lëkurë limoni
2 vezë
3 lugë gjelle miell
4 lugë gjelle sheqer
Sheqer vanilje
Biskota (1 për gotë)
100 gr lajthi
100 gr çokollatë fondente
Përgatitja: Fillimisht tretim kafenë me pak sheqer në 130 ml ujë dhe përgatitim një kafe jo shumë të ëmbël. Pasi e përgatisim, e ziejmë dhe e lëmë të ftohet.
Ngrohim 500 ml qumësht duke vendosur në të fetën e limonit. Në një tenxhere vendosim 2 vezë të plota, 3 lugë gjelle miell, 4 lugë gjelle sheqer, sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë derisa të na formohet një krem.
Largojmë qumështin dhe e shtojmë gradualisht në tenxheren me vezë, duke e përzierë vazhdimisht. Vendosim tënxheren në zjarr të marrë valë për 4 minuta.
Vendosim në çdo gotë një biskotë të lagur mirë me kafen. Shtojmë kremin mbi biskota. Thërrmojmë lajthitë dhe i shtojmë mbi krem.
E lëmë ëmbëlsirën të ftohet dhe i servirim duke shtuar çokollatë fondente.