Receta e ditës - Muffin me perime dhe kotoleta viçi me djath mozarela / Pjesa e dytë

1 Prill 2019, 15:22 | Përditesimi i fundit: 2019-04-01 15:25:02

Receta e dytë: Kotoleta viçi me djath mozarela

Përbërësit:

600 gr tul viçi

250 gr mozarela

1 kuti domate

150 gr proshutë

1 tufë majdanoz

5 gjethe borzilok

2-3 thelpinj hudhër

1 lgj gjalp

3 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Rrahim copat e mishit, i marinojmë me kripë dhe piper dhe i skuqim në vaj e gjalp. Shtojmë edhe pak hudhër dhe kur mishit ë ketë marrë ngjyrë e largojmë. Në po atë yndyrë shtojmë domatet me pak kripë, piper e borzilok dhe e lëmë salcën sa të trashet për 15 minuta.shtojmë copat e mishit dhe majdanoz e borzilok të freskët të grirë imët.

Vendosim mbi çdo kotoletë pak proshutë dhe nga 1 fetë djath mozarela. E lëmë në zjarr për 5 minuta duke e lënë djathin të shkrijë gradualisht.