Receta e ditës - Musaka me thjerrëza e perime dhe omletë me salçiçe dhe domate + sallatë me panxhar dhe mollë / Pjesa e parë

13 Nëntor 2018, 15:04 | Përditesimi i fundit: 2018-11-13 15:41:50

Receta e parë: Musaka me thjerrëza dhe perime

Përbërësit:

1 gotë thjerrëza ( të ziera)

3 patate të mëdha( gjysmë të ziera)

1 spec i kuq

2 kokrra qepë

2 thelpinj hudhër

2 domate

3 patëllxhanë

3 kokrra vezë

150 ml pana

80 gr djath i bardhë

5 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Trumëz

Përgatitja:

Vendosim thjerrëzat në ujë për 8 orë. Më pas i shpëlajmë dhe i vendosim për të zier për 15-20 minuta. Lajmë patëllxhanët, i fshijmë dhe i presim në rrathë 0,5 cm. Vendosim një tigan me pak yndyrë dhe i skuqim lehtë patëllxhanët. Specin e kuq e presim në kubikë të vegjël. Vendosim një tigan me vaj, kaurdisim qepën e prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë specin e kuq dhe i kaurdisim së bashku sat ë zbuten mirë.

Ndërkohë rrahim vezët me kripë, piper e kremin pana. Shtojmë domatet në kubikë (pa fara dhe lëng), i trazojmë mirë dhe e lëmë domaten të ziejë pak. Shtojmë thjerrëzat dhe erzat dhe i lëmë të ziejnë së bashku për 5 minuta.

Fillojmë të shtrojmë tavën.

Qërojmë patatet dhe i presim ato në feta. Mbulojmë komplet tavën me patate. Shtrojmë shtresën e dytë me thjerrëzat e përgatitura duke shtuar disa shtresa të holla fare salce që e përgatitëm vetë.

Mbulojmë tavën me patëllxhanët e skuqur duke i vendosur ato si tjegullat. Shpërndajmë pak djath të thërrmuar. Në fund shpërndajmë duke e mbuluar me salcën që përgatitëm.