Receta e ditës - Patate furre me finok dhe qofte me patëllxhanë dhe salcë domate / Pjesa e parë

7 Tetor 2019, 13:16

Patate furre me finok

Përbërësit:

1 kg patate

2 qepë

2 finok

600 gr qumësht

400 ml pana gatimi

1 degë rozmarinë

Dafinë

Arrëmoskat

4 thelpinj hudhra

50 gr parmixhano

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla. Qepën e qërojmë dhe e presim në fije si për sallatë.

Po ashtu edhe finokun. (bishtat jeshilë i ruajmë mënjëanë dhe e presim në fije si për sallatë. Qepën dhe finokun i kavadisim. Të gjithë perimet e mësipërme i vendosim në një tas dhe i trazojmë së bashku nëse nuk kavardisim qepën dhe i shtojmë në një tepsi duke i ngjeshur me dorë.

Në një tigan vendosim qumështin plus kremin pana+kripë+rozmarinë dhe dafinë të lidhura bashkë plus arrëmoskat plus hudhra të shtypura dhe i trazojmë bashkë me ½ e djathit parmixhano duke i trazuar mirë që të shkrijë djathi. Largojmë rozmarinën dhe dafinën dhe këtë masë e hedhim në tavën ku kemi patatet me finok dhe qepë.

E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim atë në furrën e parangrohur në temp. 190-200 gradë Celsius për 30 minuta. Pastrojmë gjethet e finokut dhe I lemë mënjëanë për dekor. Pas 30 minutash largojmë letrën e aluminit dhe skërkasim mbi të me parmixhanon e mbetur derisa të shkrijë djathi dhe të marrë sipërfaqja ngjyrë të artë. Nxjerrim tavën nga furra dhe e skëkasim me gjethen e finokut, duke e shërbyer të ngrohtë.