Receta e dytë: Makarona me salcë dhe ton
Përbërësit:
320 gr makarona
2 lugë gjelle vaj
½ qepë
300 gr pure patate
Kripë
200 gr peshk ton në kuti
150 ml pana
Majdanoz
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm, të valuar, shtojmë kripën dhe makaronat dhe i lemë të ziejnë aq minuta sa shkruhet në paketim.
Ndërkohë vendosim tiganin me vaj për ta ngrohur. Shtojmë qepën me fije dhe e kavardisim atë derisa të zbutet.
Shtojmë purenë e domates + 30 ml ujë plus kripë dhe e lemë të ziejë për 5 minuta duke e trazuar herë pas here. Shtojmë peshkun ton të kulluar nga yndyra apo uji i kutisë dhe e përziejmë me salcën. Shtojmë panën dhe vazhdojmë përzierjen. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tiganin e salcës, i trazojmë mirë duke I spërkatur me majdanoz para se t’i servirim.