Picë me patate dhe sallam
Përbërësit:
1 kg patate (të ziera)
50 gr gjalp të shkrirë
kripë dhe piper I zi
80 gr parmixhan I grirë
150 gr mascarpone
½ lugë kafe rigon
10-12 feta sallam
125 gr mozzarella
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë patatet në ujë me kripë. Më pas i qërojmë ato dhe i vendosim të paprera si bazë në një tepsi të lyer me pak gjalp. Ushtrojmë pak presion duke i shtypur me fundin e një gote për të bërë një bazë të sheshtë pa reliev.
Sipër patateve shpërndajmë gjalpin e tretur, kripë, piper të zi dhe një shtresë të hollë parmixhan të grirë imët.
Vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 15 minuta.
Pasi e nxjerrim tavën nga furra shpërndajmë në sipërfaqe 2 lugë gjelle mascarpone, më pas e spërkasim mascarponen me pak rigon. Përhapim disa feta sallam mbi mascarpone. Më pas copëtojmë mozzarellën dhe mbulojmë sallamin. Vendosim përsëri tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 10 minuta të tjera derisa mozzarella të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrë.
Atëherë mund ta servirim.