Receta e ditës - Pilaf bullguri dhe salltë me bullgur / Pjesa e parë

26 Nëntor 2018, 07:40

Receta e parë: Pilaf  Bullguri

Përbërësit:

1kg mish vici

4lgj vaj

2lgj gjalp

4 kupa lëng mishi

2 kupa bullgur

1 kupë qiqra

½ kupë rrush të thatë të zi

Pak borzilok të thatë

Erëza të freskëta, trumëz

Përgatitja:

Në një tigan të thellë vendosim 4 lugë gjelle vaj. Shtojmë në të tulin e mishit të prerë në kubikë me brinjë 1 cm. e kaurdisim mishin deri sat ë marrë një ngjyrë të lehtë. Shtojmë 2 lugë gjelle gjalp, e trazojmë së bashku me mishin deri sa të shkrihet gjalpi dhe më pas shtojmë 4 gota lëng mishi. Vendosim kapakun dhe e lëmë pak të ziejë. Shtojmë 2 gota bullgur, 1 gotë qiqra, ½ filxhani çaj me rrush të zi të thatë. E trazojmë dhe i vendosim kapakun në temperaturë të ulët, të ziejë për 15 minuta. Në fund shtojmë pak borzilok të thatë , e trazojmë lehtë dhe i vendosim gjysëm kapakun për 10 minuta të tjera. Në fund e servirim duke e spërkatur me trumëz të freskët.