Pite e shpejtë me presh
Përbërësit:
1 kg presh
1 tufë qepë të njoma
1 tufë majdanoz
200 gr djath i bardhë
3 kokrra vezë
Kripë dhe piper i zi
1/2 gotë qumësht
250 gr miell misri
250 gr miell gruri
Pluhur pjekës
1 gotë kos
1 gotë ujë i gazuar
2 filxhan kafeje vaj ulliri
Përgatitja: Pastrojmë preshin dhe qepët dhe i presim për së gjati dhe më pas i presim hollë. Vendosim tiganin me tre lugë gjelle vaj ulliri dhe i kavardisim derisa preshët të zbuten. Ndërkohë që po gatuhen preshët bashkojmë në një tas miellin e grurit me miellin e misrit dhe pluhurin pjekës dhe i përziejmë mirë me kripë. Në mes të miellit në tas bëjmë një gropë dhe shtojmë në të 2 vezë të plota, plus kosin, ujin e gazuar dhe vazhdojmë të përziejmë mirë derisa të formohet një brumë që bie butë nga luga, pak më I trashë se brumi I krepave.
Largojmë preshët nga zjarri dhe i vendosim në një tas dhe shtojmë gjysmë gote qumësht, vezët dhe i përziejmë mirë, shtojmë djathin, e thërmuar, kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë hollë.
Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shpërndajmë brumin duke e niveluar si shtresë të hollë në tepsi. Lugë lugë shpërndajmë preshin dhe e nivelojmë mirë atë.
Si të kemi niveluar mirë preshët, e spërkatim shumë hollë me brumin e mbetur dhe në fund e nivelojmë të gjithë sipërfaqen me duar dhe e fusim në furrë për 50 minuta, në temperaturë 200 gradë.