Sallatë me oriz dhe perime
Përbërësit:
300 gr oriz ( basmati )
200 gr bizele
150 gr misra të zierë
100 gr ullinj të zi
100 gr domate të thata në vaj
200 gr kungull i njomë
200 gr karrota
2 lugë gjelle uthull e bardhë
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Borzilok ose majdanoz
Përgatitja:
Ziejmë orizin në ujë të bollshëm me kripë për sa minuta shkruhet në etiketë.
Lajmë dhe presim në kubikë të vegjël karrotat dhe kungullin. Në një tenxhere me ujë të valuar, ziejmë fillimisht karrotat, bizelet, Kungujt, për 5-8 minuta. Më pas presim domatet dhe ullinjtë. Pasi orizi të ketë zier e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë që të ndërpresim zbutjen e tij. Gjithashtu dhe perimet e ziera i shpëlajmë me ujë të ftohtë.
Vendosim orizin në një tas të madh. I përziejmë së bashku me perimet e tjera.