Receta e ditës - Qefull me limon e salcë domate dhe makarona me pançetë dhe kungull / Pjesa e parë

20 Shtator 2019, 12:03

Receta e parë: Qefull me limon dhe salcë domate

Përbërësit:

2 Qefull rreth 1.5 kg

Vaj ulliri

1 qepë e kuqe

4 thelpi hudhër

600g. domate (të freskëta)

2 gjethe dafine

2 limonë

Kripë plus piper i zi

Miell për pudrosjen e peshkut

2lgj majdanoz i grirë

½ gotë verë të bardhë

Përgatitja:

-Pastrojmë peshkun e thajmë mire atë dhe e presim në copa.

-Në një tigan ngrohim vaj ulliri dhe kavardisim qepën e prerë imët për 5 minuta plus hudhrat në copëza.

-Domatet të qëruara nga lëkura të grira në grirësen e qepës duke e kthyer në pure. Shtojmë lëkurën e domates në tiganin me qepë dhe e lemë të zjejë atë për 10 minuta. Rregullojmë shijen me kripë plus piper i zi.

-Largojmë salcën dhe e shtojmë atë në një tavë me përmasa 30x2l vendosim copat e peshkut mbi salcën e domates dhe në çdo anë të peshkut  ku kemi bërë prerjen vendosim feta limoni. Shtojmë në fund ½ gotë verë dhe e vendosim tavën në furrë në temp. 200°C për 20 minuta.