Receta e dytë: Makarona me pulë dhe speca
Përbërësit:
320 gr fileto pule
Vaj ulliri
Kumin dhe piper i kuq
Piper djegës, rigon, piper i zi
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 kuti domate
350 më lëng pule
250 gr makarona (pene)
150 ml pana
Kripë
Majdanoz
Përgatitja:
Fillimisht lajmë dhe thajmë mishin dhe e presim atë në shirita. Gjithashtu dhe qepën e presim në fije. Në një tas të vogël trazojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri bashkë me erëzat. Shtojmë 1 lugë kafe kumin, 1 lugë kafe piper të kuq, pak piper pikant, piper të zi , 1 lugë kafe rigon. E lëmë mishin të marinohet pak për rreth 2 orë në frigoriger. Ngrohim në një tigan të thellë vajin e mbetur dhe e kaurdisim mishin e marinuar deri sa të mos ketë më lagështirë dhe të thahet pak. Shtojmë qepët dhe specat së bashku . Më pas shtojmë hudhrat, pak kripë dhe i trazojmë së bashku për 5 minuta deri sa qepa dhe specat të ulin volumin e tyre. Shtojmë domatet ne copa, i lëmë të marrin pak valë dhe më pas shtojmë lëngun e pulës. Sapo të vlojë shtojmë makaronat pene, i lëmë të marrin valë duke provuar dhe për shije. I lëmë të ziejnë për 11 minuta dhe në 3 minutat e fundit shtojmë panën e në fund i servirim të ngrohta duke i spërkatur me majdanoz.