Receta e ditës - Spaghetti me qofte në furrë dhe supë me të brendshmet e gjelit / Pjesa e dytë

26 Dhjetor 2019, 14:23

Supë me të brendshmet e gjelit

Përbërësit:  

200 gr të brendshmet e gjelit të detit

50 gr gjalp

3 qepë të njoma ( vetëm pjesa e bardhë)

1 filxhan kafeje oriz

1 litër lëng gjeli

Kripë

2 të verdha veze

1/2 lëng limoni

Koper ose majdanoz

Piper i zi

Përgatitja:

Pastrojmë të brendshmet e gjelit (jo mushkërinë e bardhë). Valojmë ujin dhe I përvëlojmë mëlçitë, I presim në kubikë.

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim të bardhat e qepëve të grira hollë. Shtojmë mëlçitë dhe I kaurdisim së bashku, shtojmë lëngun e gjelit dhe sa të valojë, shtojmë orizin të shpëlarë mirë, e lëmë të valojë për 12 minuta.

Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me lëng limoni dhe shtojmë pak nga pak lëng supe. Bashkojmë tasin e vezëve gradualisht në supë dhe ulim temperaturën sa të pushojë pak. Shtojmë koper ose majdanoz  dhe e e lëmë edhe një minutë. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe e shërbëjmë supën të ngrohtë duke shtuar në të pak piper të zi.