Receta e dytë: Pulë me perime
Përbërësit:
600 gr mish pule
1 kokërr qepë
2 karrota
2 degë selino
2 thelpinj hudhër
2 speca
150 ml verë
250 gr domate
1 kungull
1 degë rozmarinë
1 dado pule
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Vendosim vajin në një tigan të thellë. E ngrohim atë dhe fillimisht vendosim copat e pulës dhe i kthejmë ato deri sa të zverdhen mirë nga të dy anët. Shtojmë qepën e prerë imët dhe e kaurdisim së bashku me mishin deri sa qepa të bëhet transparente.
Shtojmë karrotat dhe selinonë, i trazojmë së bashku me mishin dhe qepën. E lëmë deri sa lëngu të avullojë dhe i shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë një degë rozmarinë të freskët, specat dhe kungullin e prerë në formë gjysmërrethi me trashësi 3-4 mm.
Në fund shtojmë domatet e prera në copë të mëdha, kripë e piper të zi. Vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët për 25-30 minuta. Mund të shtojmë pak ujë nëse perimet thahen. Do të mjaftojë vetëm 1 filxhan kafeje ssepse perimet lëshojnë vetë ujë. Vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta në temperaturë mesatare.