Receta e ditës - Supë me perime e makarona dhe byrek në tigan me bukë të thatë dhe djathë / Pjesa e parë

13 Janar 2020, 13:43

Supë me perime dhe makarona

Përbërësit:

250 gr makarona (tubë të vogla)

2 thelpinj hudhra

1 qepë

1 degë selino

1 kungull të njomë

1 patate

1 karrotë

200 gr spinaq

2 domate

200 gr fasule

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

4 lugë kafeje parmixhan i grirë

Përgatitja:

Në një tenxhere me 2-3 lugë gjelle vaj ulliri vendosim 2 thelpi hudhra, qepën të grirë hollë dhe I kaurdisim pak për 3-4 minuta, selinonë në kubikë të vegjël, karrotën po ashtu në kubikë të vegjël, po njësoj edhe kungullin, pataten, spinaqin, domaten në kubikë. I lëmë të ziejnë për 10 minuta. Shtojmë makaronat dhe I lëmë të ziejnë edhe për 12 minuta të tjera dhe supa është gati. Në fund e servirim duke shtuar një lugë kafe parmixhan të grirë.