Receta e ditës - Tortë me luleshtrydhe

14 Shkurt 2020, 16:59

Tortë me luleshtrydhe

Përbërësit:

400 gr biskota savoiard

Kremi për mbushje

750 ml qumësht

3 vezë

50 gr niseshte

125 gr sheqer

lëkurë limoni

250 ml pana

300 gr lulështrydhe

8 gr xhelatinë

Dekori

250 ml pana

300 gr luleshtrydhe

1 lugë gjelle sheqer pluhur

Përgatitja:

Vendosim në një tigan salce 750 ml qumësht, lëkurë limoni dhe e lëmë qumështin të ngrohet.

Ndërkohë në një tenxhere tjetër vendosim 3 vezë të plota, shtojmë 125 gr sheqer, 50 gr niseshte dhe i përziejmë së bashku me një tel dore derisa tq na formohet një krem në trajtën e një salce.

Largojmë lëkurën e limonit nga qumështi dhe qumështin e shtojmë pak nga pak duke e përzierë vazhdimisht me tel në tenxheren me vezë, sheqer dhe niseshte. Pasi ta përziejmë mirë, vendosim tenxheren në zjarr për të valuar për 5 minuta.

E largojmë kremin nga tenxherja dhe e vendosim në një tas të mbuluar në celefon dhe e vendosim në frigorifer të ftohet.

Rrahim panën derisa të ngurtësohet, vendosim xhelatitën në një tas me ujë të ftohtë.

Nxjerrim kremin që është ftohur dhe e përziejmë me një rrahëse elektrike. Shtojmë në tasin e kremit gjysmën e kremit të panës së rrahur dhe përseri i përziejmë me një rrahëse elektrike.

Në një xhevze me 1 ½ lugë gjelle ujë vendosim xhelatinën e zbutur dhe e vendosim në zjarr të ngrohet me qëllim që të shkrijë komplet. Më pas e shtojmë në tasin ku kemi bashkuar dy kremat dhe vazhdojmë përzierjen.

Mbi një pjatë vendosim një rreth tave unazë. Vendosim rreth e qark tavës biskota duke alternuar lartësinë e tyre sipas preferencës suaj, duke i prerë pak biskotat në fund me qëllim që të qëndrojnë, po ashtu edhe poshtë vendosim biskota, të cilat I lagim me qumësht.

Pasi të shtrojmë biskotat anash dhe në fund, shtojmë ½ e kremit dhe mbi të vendosim luleshtrydhe të prera në feta, të cilat i mbulojmë me biskota të lagura sërish me qumësht. Mbi të përsëri shtojmë kremin e mbetur dhe e zbukurojmë me pak pana anash. Vendosim sërish luleshtrydhe sipër.

Vendosim tortën në frigorifer për dy orë dhe e shërbejmë duke spërkatur pak luleshtrydhet me sheqer pluhur.