Receta e ditës - Vezë në fole makaronash, shërbyer me spinaq dhe fileto pule me kërpurdha dhe krem / Pjesa e dytë

25 Shtator 2019, 11:51

Receta e dytë: Fileto pule me kërpurdha dhe krem

Përbërësit:

-3/4 fileto pule

-1/2 qepë mesatare

-2 thelbi hurdhër

-400 gr kërpurdha te freskëta 

- ½ luge limoni

-1/2 gotë vere te bardhë

-150 ml krem pana

-1 lugë vaj  + 1 lugë gjalp

- kripë + piper +2 lugë majdanoz

Përgatitja:

Lajmë filetot e pulës dhe i marinojmë ato me kripë dhe piper të zi . Hedhim në tigan (1 lugë vaj +1 lugë gjalp) dhe skuqim filetot, deri sa te arrijnë një ngjyrë te artë . I largojmë nga tigani, i vendosim në një pjatë dhe sperkatim me lëng limoni .

-Në po atë yndyrë në tigan kavardisim qepën që mezi duket hurdhërat e  coptuara , qe të behen trasparente, hedhim kërpudhat dhe vazhdojmë ti perziejmë derisa kërpurdhat të zverdhen .I skuqim me vezë pastaj i shtojmë,  pana i përziejmë dhe i lemë të marrin valë ne temperaturën mesatare . Vendosim filetot e pulës sëbashku , me kërpudhat në tigan . I vendosim kapakun dhe I lëmë të marrin vetë 5 minuta sëbashku, i shtojmë majdanoz dhe I shërbejmë menjeherë .