Recetë e shpejtë vere, Perime të kaurdisura me mish të grirë nga zonja Albana

29 Maj 2023, 11:28

Perime të kaurdisura me mish të grirë

Përbërësit:

  • 500 gr patate
  • 250 gr mish i grirë
  • 2 speca të kuq
  • 2 speca jeshil
  • 2 thelpinj hudhër
  • 4 qepë të njoma
  • 1 lgj soja
  • Vaj bimor
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim patatet në kubikë dhe i skuqim në vaj të bollshëm. I largojmë nga tenxherja, shtojmë mishin e grirë dhe hudhrat. E lëmë mishin e grirë derisa të kokrrizohet. Shtojmë specat jeshil dhe të kuq, i kaurdisim mirë duke shtuar erëzat dhe 1 lugë soja. Në fund vendosim patatet në gatim dhe bishta qepësh të njoma.