Recetë në 2 minuta / Super e shëndetshme me vezë dhe brokoli nga zonja Albana

16 Qershor 2023, 12:17

Omletë me brokoli të pjekur

Përbërësit:

  • 6 vezë
  • 400 gr brokoli
  • 60 gr djathë parmixhano
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë brokolin dhe e vendosim në ujë me kripë për 5 minuta. Më pas e kullojmë dhe e kalojmë në mikser. Thyejmë vezët në një enë, i rrahim me pirun duke shtuar djathin parmixhano, pak kripë dhe pak piper. Në fund shtojmë brokolin e punuar. Hedhim masën në një tavë të përshtatshme për gatim furre ose në një formë keku të lyer më parë me vaj dhe e pjekim në furrë në temperaturën 180°-200°C për 15-20 minuta.