Recetë në 5 minuta, Makarona me pesto me gjethe selinoje nga zonja Albana

13 Korrik 2023, 12:04

Makarona me pesto me gjethe selinoje

Përbërësit:

  • 320 gr makarona
  • 150 gr gjethe selinoje
  • 60 gr djathë Pecorino
  • 40 gr djathë Parmigiano
  • ½ thelpi hudhër
  • 50 gr stika pishe
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Ndërkohë vendosim gjethet e selinos në ujë me kripë për 4 minuta, më pas i kullojmë dhe i vendosim në ujë të ftohtë me akull. Shtrydhim gjethet e selinos nga uji dhe i vendosim në gotën e një blenderi së bashku me djathin e deles, stikat e pishës, djathin parmixhano dhe hudhrën. Përziejmë përbërësit me pak vaj ulliri derisa të përftojmë një pesto, të cilën e hedhim në një tas të madh. Pasi makaronat të jenë zier i kullojmë dhe i kalojmë në tasin me peston. I përziejmë mirë me salcën dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta.