Report Tv siguron videon, momenti i fundit kur Arjan Sala vrapon për të shuar zjarrin dhe shpëtuar kolegët, por nuk del më nga magazina

30 Mars 2021, 15:10

Report Tv ka siguruar videon nga momentet e fundit të Arjan Salës, i cili humbi jetën gjatë përpjekjeve për të fikur zjarrin që ra në magazinën e nëndheshme ku punonte prej 5 vitesh si punonjës i sigurisë. Në video shfaqet dinamika e ngjarjes para se Arjan Sala të bllokohej përfundimisht brenda magazinës nga e cila nuk do të mund të dilte dot më i gjallë, duke lënë pas gruan dhe një fëmijë 2 vjeç.