Reshedi, Hasude e Myzeqesë me sheqer të djegur nga zonja Albana

14 Qershor, 12:06

Reshedi, Hasude e Myzeqesë

Përbërësit:

  • 200 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë
  • 200 gr niseshte
  • 100 ml vaj ulliri
  • 500 ml ujë

Përgatitja:

Shkrijmë sheqerin me gjalpin derisa të marrë ngjyrë të artë. Niseshten e tresim me ujë dhe e hedhim në një tenxhere ku kemi shtuar vaj ulliri. Kur masa bëhet e mpiksur e shtrojmë në tavë dhe sipër saj hedhim sheqerin e shkrirë që ka marrë ngjyrë. E vendosim reshedinë të piqet në furrë në 180 gradë për 15 minuta.