Reshedi me niseshte
Përbërësit:
- 300 gr niseshte
- 150 gr sheqer
- 150 gr gjalpë
- 1 gotë ujë afërsisht
Përgatitja:
Kaurdisim niseshten në gjalpë, por jo të marrë ngjyrë. Shtojmë sheqerin dhe vijojmë me kaurdisjen. Më pas shtojmë ujë dhe e përziejmë derisa masa të kokrrizohet. E konsumojmë pa e shtruar në tavë.