Revani me kos dhe vaj luledielli, super e butë dhe e shijshme nga zonja Albana

5 Nëntor, 11:31

Revani me kos dhe vaj luledielli

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 4 lgj kos
  • 1 e 1½ gotë sheqer
  • 1 gotë vaj luledielli
  • 2 gota miell
  • 16 gr fryrës
  • Vanilje me limon
  • Lëkurë limoni/portokalli

Përgatitja:

Në një enë rrahim vezët me sheqerin, shtojmë kosin, vajin, lëkurën e limonit ose të portokallit. Sitim miellin e shtojmë tek vezët së bashku me fryrësin dhe vaniljen. Brumi nuk duhet të rrihet shumë që të mos bëhet elastik. E hedhim në formën e kekut të cilën e kemi lyer me pak vaj dhe pudrosur me miell. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.