Revani me miell misri nga zonja Albana

14 Mars, 12:14

Revani me miell misri

Përbërësit:

  • 200 gr gjalpë
  • 500 gr sheqer
  • 4 kokrra vezë
  • 2 lëvozhga veze me finjë
  • 500 gr miell misri Ola për ballokume

Përgatitja:

Pasi kemi shkrirë gjalpin dhe e kemi lënë të vaket shtojmë sheqerin. E rrahim me lugë druri derisa të shkrijë dhe masa të bëhet kremoze. Shtojmë vezët një e nga një me pak distancë nga njëra-tjetra duke i rrahur pa ndërprerje. Më pas hedhim finjën, e përziejmë mirë dhe në fund shtojmë pak nga pak miellin e misrit duke vijuar përzierjen me lugë druri. E punojmë mirë brumin. Lyejmë një tavë me gjalpë, e pudrosim me pak miell, shtrojmë brumin e revanisë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 50 minuta.